Rreth Nesh
Rreth Nesh
Themeluar në vitin 2010 Penta Group operon në qytetin e Vlorës duke bërë progres të vazhdueshëm në rritjen e përgjithshme dhe qëndrueshmërinë e kompanisë.
Me fokus në sektorin e shitjes së automjeteve – Auto Penta dhe pjesëve të këmbimit – Penta Auto Parts, ne sjellim një gamë të gjerë shërbimesh për automjete duke filluar nga Penta Servis ku do të gjeni një shërbim profesional e duke kompletuar me larjen e makinave dhe parkimin 24 orë në ditë, cdo ditë të javës.
Në vitet e fundit, kemi shtuar dhe shërbimin e automjeteve me qera, karburant dhe bar kafe, duke nxitur dhe ndikimin pozitiv në komunitet me mundësitë e punësimit.
Të orientuar gjithmonë drejt cilësisë, profesionalizimit dhe korrektësisë, gama e shërbimeve që ofrojmë ka standardet më të larta në Shqipëri.
Ne punojmë me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet, kontribuon dhe shton vazhdimisht vlerën tek të punësuarit, klientët, partnerët dhe komuniteti.
